Kastriot Jashari emërohet U.D i drejtorit ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës

- Advertisement -

Ministri Andin Hoti ka bërë të ditur se sot ka emëruar Ushtrues Detyre të Drejtorit Ekzekutiv të Inspektoratit Qendror të Punës, z. Kastriot Jasharin.

Hoti ka thënë se ky emërim është pjesë e një procesi më të gjerë reformimi të Inspektoratit Qendror të Punës, i cili është ndër prioritetet kryesore të mandatit të tij.

“Inspektorati i Punës nuk mund të operojë me kapacitete të kufizuara, sepse respektimi i të drejtave të punëtorëve është detyrim ligjor dhe kërkon reagim efikas. Kjo ka qenë një ndër zotimet tona të qarta dhe pjesë e programit qeverisës. Prandaj, do të ndërmarrim hapa konkretë për rritjen e ndjeshme të numrit të inspektorëve, forcimin e mekanizmave të mbikëqyrjes, digjitalizimin e plotë dhe garantimin e zbatimit të ligjit në çdo rast”, ka thënë Hoti.

Ndërsa ka pohuar se Jashari do ta ketë mbështetjen e tij të plotë në këtë proced reformues.

“Jashari do ta ketë mbështetjen time të plotë në këtë proces reformues, me pritjen e qartë për rezultate konkrete në terren. Njëkohësisht, falënderoj z. Vesel Zhinipotokun për angazhimin dhe kontributin e tij të deritanishëm. Transparenca, llogaridhënia dhe rezultatet nuk janë parime deklarative, por standard i panegociueshëm për çdo institucion dhe çdo zyrtar”, ka thënë Hoti.

Të ngjashme

Të fundit