20.9 C
New York
Monday, October 21, 2024

Buy now

Kastrati, Vetëvendosjes: O hajdutë, paguani 7 500 euro këshilltar

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, nga foltorja e kuvendit ka shprehur kritikën për rastin e shumëpërfolur të ditëve të fundit, pagesën e Gani Jakupit si këshilltar në Ministrinë e Jashtme.

“Qysh s’keni turp me folë kur paguani këshilltar 7,500 euro, që do të thotë pagesë sa për 70 pensionistë, 20 policë… Rroga e tij është 90 mijë euro në vit, 130 mijë me benefite”, është shprehur Kastrati.

“O hajdutë, keni bërë ofertë të hapur për dy ditë. O hajdutë, këtë nuk e ha dikush as me tru orangutani. Kjo është brutalitet”, ka vazhduar ai.

Për Raportin e Progresit ai ka thënë se nuk mund të flitet, kur Kosova, shton ai, është nën sanksione ndërkombëtare.

“Nga 487 milionë, 300 milionë i keni nën sanksione. Qeveri kalamajsh”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit