8.1 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kastrati tregon se si u “kontrabandua” projektligji për tekstet shkollore

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati, e ka akuzuar pushtetin e udhëhequr nga Albin Kurti se e ka kontrabanduar projektligjin për tekste shkollore. Ai ka thënë se projektligji në fjalë ka kaluar në Kuvendin e Kosovës me vota të vjedhura, sepse sipas tij nuk ka pasur kuorum.

Madje, deputeti Kastrati ka numëruar ‘live’ votat e deputetëve në studion e ‘Debat Plus’ të Televizionit Dukagjini.

Kastrati teksa ka prezantuar dy video të ndryshme nga Kuvendi i Kosovës, ku në videon e parë janë 60 vota, 59 pro dhe 1 abstenim dhe tek e dyta dëgjohet duke thënë se janë 62 vota.

“Tekstet shkollore, miliona ma shumë me tekste shkollore sesa që janë pagua. Kulmi është: vjedh me energji, me rezerva shtetërore, kontrata një burimore, ujërat nëntokësore, 7mijë e 500 euro për Gani Jakupin, ndërhyrje në drejtësi me i ndalë hetimet, Tekste shkollore”, ka thënë Kastrati teksa ka shtuar se “kulmi” i marrëzisë ishte “vjedhja e votave”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit