6.7 C
New York
Thursday, March 20, 2025

Buy now

Kastrati: Thaçi dhe Veseli i duhen Kosovës për ta përmbyllur procesin e shtetndërtimit

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adrian Kastrati, ka thënë se sot më shumë se kurrë Kosovës i duhen Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët tash e dy vjet gjenden në paraburgim në Hagë.

Ai në Facebook ka shkruar se Kosovës i duhen Thaçi dhe Veseli për ta përmbyllur procesin e shtet ndërtimit dhe për ta ruajtur stabilitetin politik dhe miqësinë me ShBA-në.

Postimi i plotë i Kastratit:

DY VITE NGA ARRESTIMI I HASHIM THAÇIT E KADRI VESELIT!

Presidenti Thaçi e Kryetari Veseli shkuan në Hagë për të mos lejuar ndryshimin e historisë……. dhe historia NUK NDRYSHOHET!

Çlirimi i Kosovës, shpallja e pavarësisë dhe procesi i shtetëndërtimit (gjithmonë në koordinim me aleatët tanë si SHBA) mbajnë emrin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Sot, dy vite pas, jemi dëshmitarë që ata i duhen shumë Kosovës për ta përmbyllur procesin e shtetëndërtimit, për ta ruajtur stabilitetin politik dhe koordinimin e respektin për aleatët tanë si SHBA.

JU PRESIM FAQEBARDHË!

Postimi në Facebook: KETU

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit