10.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kastrati: Sot jemi të lirë nga Serbia, por të kapur nga diskursi primitiv egocentrik i Osmanit e Kurtit

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, që njihet për ironitë e tij ndaj Presidentes dhe Qeverisë Kurti, derisa ka uruar sot për Ditën e Çlirimit, njëkohësisht ka thënë se edhepse jemi të lirë nga Serbia, por të kapur nga diskursi primitiv egocentrik i Vjosa Osmanit e Albin Kurtit, shkruan Scanner.

Ai ka ripërsëritur se Osmani ka fituar vota duke pasur bashkëpunëtor vetëm urrejtjen ndaj figurave historike të UÇK-së. “Asnjë ide të re nga ajo për Kosovën. Asnjë program. Vetëm lajme plot urrejtje ndaj figurave që çliruan këtë vend. Po aq urrejtje sa ka Serbia ndaj figurave kyçe të UÇK-së. Marre”, shkruan Kastrati, transmeton Scanner.

Sipas tij, votat edhe mund t’i fitosh duke injektu urrejtje për kundërshtarët politik ama profil ndërkombëtar nuk mund të ndërtosh kurrë përmes urrejtjes primitive e të gërrditshme.

Kastrati ka postuar një video ku në qendër të prezentimit kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë, ndërsa Vjosa Osmani anash e pavërejtur dhe totalisht e anashkaluar

Postimi i plotë:

URIME DITA E ÇLIRIMIT, familjeve të dëshmorëve e invalidëve të luftës, veteranëve të UÇK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës.

Sot jemi të lirë nga Serbia por të kapur nga diskursi primitiv egocentrik i Vjosa Osmanit e Albin Kurtit.

Osmani ka fituar vota duke pasur bashkëpunëtor vetëm urrejtjen ndaj figurave historike të UÇK-së. Asnjë ide të re nga ajo për Kosovën. Asnjë program. Vetëm lajme plot urrejtje ndaj figurave që çliruan këtë vend. Po aq urrejtje sa ka Serbia ndaj figurave kyçe të UÇK-së. Marre.

Ajo të njëjtën urrejtje patologjike e ka edhe ndaj Kryeministrit Rama. Çka ka more kjo kështu?

Votat edhe mund ti fitosh duke injektu urrejtje për kundërshtarët politik ama profil ndërkombëtar nuk mund të ndërtosh kurrë përmes urrejtjes primitive e të gërrditshme.

Ja dëshmia në videon më poshtë.

Në qendër të prezentimit kryeministrat e Shqipërisë e Maqedonisë, ndërsa Vjosa Osmani anash e pavërejtur dhe totalisht e anashkaluar.

Në pozicionin ku është po duket si gazetare apo si fotografe.

Në fakt, po i mungon vetëm nje aparat fotografik me i bë foto kryeministrit Rama i cili këtu përveç tjerash morri vëmendje pas një batute shumë të fortë para kancelarit Scholz duke e prezentu kryeministrin e Maqedonisë së Veriut si “ Kryeministri i ardhshëm i Bullgarisë Perëndimore”. Hahaha!
A mund ta kishit paramenduar Presidentin Thaçi ose cilindo President apo Presidente ( para Vjosa Osmanit) në një pozicion të tillë inferior gjatë prezentimit të liderëve në një forum si ky!

Shiheni videon miq 🙂..

https://fb.watch/dBRb45S65G/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit