7 C
New York
Tuesday, February 4, 2025

Buy now

Kastrati shkon në QKUK, aty ku po trajtohen dy fëmijët e çiftit mërgimtar që vdiq në aksidentin e sotëm

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka shkuar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, atje ku po trajtohen dy fëmijët e familjes Sopaj, që mbetën të lënduar në aksidentin tragjik në Podujevë, e të cilëve iu mbyten prindërit.

Kastrati përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se është humbje e madhe për të gjithë dhe që bashku me familjen do ta ndajnë këtë dhimbje.

Reagimi i plotë:

Sot në orët e para të mëngjesit, morën lajmin dhimbshëm për aksidentin me fatalitet, ku kanë humbur jetën dy qytetarë tanë.

E nderuara familje Sopaj, pranoni ngushëllimet më të thella në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër timin personal.

Është humbje e madhe për të gjithë dhe ndajmë dhimbjen bashkë me ju në këto momente të vështira për ju si familje dhe për të gjithë Komunën e Malishevës.

Ekrem Kastrati

Kryetari i Komunës së Malishevës

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=189670090145349&id=100073070773005

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit