14 C
New York
Saturday, November 16, 2024

Buy now

Kastrati: Serbia përmes paramilitarëve do të synojë ndonjë masakër në veri

- Advertisement -

Gjenerali pension i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka deklaruar se Serbia përmes njerëzve paramilitarë dhe serbëve vendorë do të tentojë ta inskenojë ndonjë masakër eventuale në veri të vendit.

Në një linjë të drejtpërdrejtë në emisionin “Five”, Kastrati ka thënë se ka informacione që në kazermat rreth Kosovës po stërviten një numër i konsiderueshëm i serbëve lokalë.

Ndërkaq, në takimin e ardhshëm dyditor, ministrat e Punëve të Jashtme të shteteve të NATO-s do të diskutojnë për mundësinë e një shtimi të përhershëm të numrit të ushtarëve në kuadër të misionit paqeruajtës të aleancës në Kosovë, KFOR, tha shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Lidhur me këtë deklaratë, Kastrati thotë se një gjë e tillë është pozitive për vendin në mënyrë që të mos kërcënohen kufijtë dhe siguria.

“Mendoj që është shumë me vend, sepse numri i trupave të NATO-s në Kosovë nuk do të mjaftonte për sigurinë e cila çdo ditë e më shumë po kërcënohen kufijtë e Kosovës, por edhe siguria e brendshme, duke marrë parasysh se serbët ekstremë qofshin ata vendorë apo edhe njerëzit paramilitarë po mundohen që të inskenojnë një konflikt në veri të Mitrovicës dhe t’i arrijnë qëllimet e tyre që Ballkani Perëndimor të mos jetë i qetë çka atyre iu konvenon shumë. Rusia përmes Serbisë po mundohet që ta bëjë këtë dhe jam i shqetësuar, sepse disa informacioneve në kazermat rreth Kosovës, Rashkë, Kralevë janë dhënë poligonet e tyre ushtarake, ku po stërviten një numër i konsiderueshëm i serbëve lokalë, njerëzve që janë të sistemuar në brigadën veriore dhe për këtë arsye mendoj që nuk duhet të shqetësohemi se a do të hyjë Serbia në Kosovë e dimë që jo, sepse ka një frikë të madhe nga NATO-ja, por ata do të tentojnë që përmes njerëzve paramilitarëve vendorë ta inskenojnë ndonjë masakër eventuale në veri të Kosovës…”, tha ai.

Sipas Kastratit, serbët nuk kanë hequr dorë dhe se janë duke u përgatitur fuqishëm në grupe të vogla.

“Ata nuk kanë hequr dorë, po përgatiten më fuqishëm, por në të ardhmen nëse tentojnë ta bëjnë një gjë të tillë, nuk do ta bëjnë me grupe më të mëdha si në Banjskë, por me grupe më të vogla duke u munduar që me grupe të vogla, në mënyrë më të shpejtë t’i radikalizojnë serbët atje… rreziku më i madh është pikërisht në këtë drejtim”, shtoi ai.

“Qeveria nuk po jep mjaftueshëm buxhet për FSK-në”

Teksa pyetet se ku qëndron aktualisht FSK-ja me kapacitete për ta mbrojtur sigurinë, Kastrati thotë se ndonëse ka ecur me planin dinamik, megjithatë Qeveria nuk po jep mjaftueshëm buxhet për këtë forcë.

“FSK ka ecur me planin dinamik që është miratuar më 2014 dhe deri më tani janë në hap të duhur për t’i arritur kapacitete bazuar në planin zhvillimor. Qeveria nuk po jep një dinamikë të mjaftueshme, kontribut të mjaftueshëm që kjo forcë bazuar në të gjitha sfidat me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë… kemi rritje të butë por nuk mjaftojnë. Buxheti i vitit 2024 është një rritje e konsiderueshme… por nuk mjafton që të përdoret apo shfrytëzohet ky buxhet mjaftueshëm për projekte kapitale siç është blerja e armatimeve dhe pajisjeve të domosdoshme”, tha Kastrati në RTVD.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit