-2.9 C
New York
Friday, January 17, 2025

Buy now

Kastrati: Rozeta e Kurti e kanë vendin në burg

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka deklaruar se ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari e kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kanë vendin në burg.

Kjo sipas tij, për rastin e keqpërdorimeve të rezervave shtetërore.

“Ne i kemi denoncuar aferat më të rënda korruptive… ka aktakuza. Për mua Rozeta dhe Albin Kurti e kanë vendin në burg. Të dytë e kanë vendin në burg. Ekziston një e-mail, kur Rozeta i shkruan Ridvan Muharremit, ku shkon Albin Kurti me ngrënë bukë te ai në restorant. I thotë ‘hajde aman më shpejt, qeto rezerva shtetërore…’  u zhdukën vaji, mielli. Ne e kemi diskutuar këtë në parlament, jo njëherë por me qindra herë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Ndërkohë, përveç rastit të rezervave shtetërore, Kastrati potencon se Kurti meriton dënim me burgim edhe për rastin e ambalazhuesve. Sipas tij, Kurti për këtë rast nuk ka reaguar.

“Për çështjen e ambalazhuesve ne e kemi kallë flakë Kuvendin. Sepse, tipi që është arrestuar e që është anëtar i VV-së te ambalazhuesit me dhjetëra miliona euro që kanë shkuar dëmi, është raportuar në media që ai i ka rreth 500 mijë euro qarkullim e i ka 100 mijë të depunune në bankomat e i ka 4-5 banesa dhe kjo është vepra penale. Kryeministri si shef i këtyre vartësve nuk ka reaguar. Prandaj, i bën këto reagime në fushatë. Sepse, e ka tutën që ka me shkua në burg Albin Kurti. Ai është dashur me reagua si kryeministër me thënë ‘jo, nuk vazhdon falja e borxheve, sepse është dëm i buxhetit të Kosovës me miliona’”, tha ai.

Ndërkaq, Kastrati thotë se për shkak të këtyre dy rasteve, Kurti përveç frikës nga burgu po flet në fushata edhe si i dehur.

“Te rezervat shtetërore po i tutet burgut, sepse aty e-maili është i qartë që Rozeta i kërkon Ridvan Muahrremit hajde me na i sjell rezervat shtetërore. Albin Kurti po i frikohet burgut për këto dy vepra e që ndoshta ka edhe ndonjë tjetër që unë nuk e di. Prandaj, po bën kësi fushata si me qenë i dehur prej alkoolit”, deklaroi ai.

Në gusht të vitit 2024, disa persona ishin arrestuar nën dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore. Në mesin e të arrestuarve kishte edhe punonjës të MINT-it. Bastisjet dhe arrestimet u bënë pas dyshimeve se vaji i kontraktuar dhe i paguar në Poloni për rezervat shtetërore të Kosovës, si dhe rezervat e grurit, nuk kishin arritur kurrë. Në atë kohë, Hajdari kishte thënë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk kishte dhënë më shumë detaje.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit