Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, e ka cilësuar “qeveri të kalamajve”, Qeverinë Kurti.
Kastrati në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se në një kohë të ngritjes së çmimeve, kjo qeveri s’ka marrë asnjë masë për zbutje të krizës.
“Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kastratit, pa ndërhyrje:
Çmimet ekstremisht të larta. ASNJË masë nga qeveria e kalamajve për zbutje të krizës.
Acarim i paparë me aleatët si SHBA me krenari prej injorantësh.
Një shoqëri e tërë në deprimim!.