-8 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kastrati: Qasja e Kurtit ia humbi Kosovës 300 milionë euro, u soll si kapadai ndaj ShBA-ve

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për qasjen që ka ndjekur në raport me aleatët.

Ai ka thënë se kjo qasje i ka kushtuar Republikës së Kosovës me miliona euro të humbura.

Në emisionin “Pressing”, Kastrati ka deklaruar se Kurti është sjell me ShBA-të si kapadai.

“Minus 300 milionë euro qiky Albin Kurti për shkak të trajektores së kapadaisë në raport me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë e ka pru këtë situatë. E mos të flas për gjuhën qortuese të SHBA-së, të QUINT-it e Francës”, është Kastrati.

Ai ka thënë se me këtë retorikë shefi i qeverisë ka vetëm një qëllim.

Sipas tij, Kurti dëshiron t`i bind vetëm aleatët e tij.

“Qëllimi i tij është i qartë t’i bind vetëm militantët, t’i bind vetëm ata që ky i ka quajtur analfabetë funksionalë, se s’dua t’i ofendojë qytetarët e mi, ka thënë Kastrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit