Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati sërish ka kritikuar ashpër ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci lidhur me Projektligjin për Tekste shkollore, duke ripotencuar se Projektligji është u kontrabandua nga mazhoranca në Kuvend.
Kastrati në një postim në Facebook shkruan se përveç tjera edhe përmbajtja e ligjit është skandaloze, gjersa hedh kritika të ashpra edhe ndaj deputetëve të LVV-së.
“Të orkestruar nga një ministre mediokre sot në Komisionin për Arsim deputetët e VV-së kaluan projekt – ligjin për tekstet shkollore i cili u kontrabandua nga mazhoranca me vota të vjedhura në Kuvend”, tha ai.
Kastrati bëri të ditur se nëse ky Projektligj kalon edhe në lexim të dytë, do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese.
“Lufta jonë vazhdon në lexim të dytë e nëse kalon edhe aty lufta jonë vazhdon në kushtetuese. Nuk ndalemi para një regjimi të kriminalizuar që vjedh vota në kuvend!”, ka shkruar ai.
Deputeti i PDK-së, tutje është shprehur se me veprimet si ky për tekstet shkollore “ka filluar rrënimi i tempullit të demokracisë nga ata që janë aksidente demokratike brenda tij!”.
Statusi i plotë i tij pa ndërhyrje: