25.3 C
New York
Thursday, June 5, 2025

Buy now

Kastrati: NATO nuk e dinë se a do të ndalet Rusia në Ukrainë apo ka qëllimin të depërtojë më tutje në Evropë

- Advertisement -

I ftuar në emisionin “FIVE”, ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerali në pension Kadri Kastrati, e cilësoi ushtrimin ndërkombëtar “Defender 25” si një ndër momentet më të rëndësishme strategjike për FSK-në dhe vetë shtetin e Kosovës.

Kastrati tha se pjesëmarrja në këtë stërvitje masive shumëkombëshe, si dhe fakti që Kosova është nikoqire e Komandës së Divizionit të Ballkanit Perëndimor, është një privilegj i madh ushtarak e diplomatik:

“Ushtrimi i ‘Defender 25’ ka një rëndësi të veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës në veçanti dhe Kosovën në përgjithësi sepse kemi një privilegj që jemi nikoqir i komandës të këtij divizioni, Divizioni 28 i cili mbulon komplet Ballkanin Perëndimor.”

Sipas tij, në këtë ushtrim marrin pjesë rreth 25 mijë trupa nga 28 deri në 29 shtete të ndryshme dhe ai zhvillohet në tre zona strategjike në Evropë:

“Divizioni i Ballkanit Perëndimor me seli në Gjakovë, ku komanda e këtij divizioni është e vendosur aty dhe ne jemi nikoqir, pastaj divizioni i Evropës Lindore diku në Rumani dhe divizioni i Evropës Qendrore diku në Gjermani.”

Kastrati theksoi se ky ushtrim nuk është vetëm një demonstrim force, por një përgjigje direkte ndaj kërcënimeve të sigurisë që ka shkaktuar agresioni rus në Ukrainë:

“Misioni dhe qëllimi i këtij ushtrimi kaq të madh në Evropë është sepse Rusia me luftën në Ukrainë e ka destabilizu jo vetëm Ballkanin Perëndimor, por Evropën në përgjithësi, sepse ushtarakët e NATO-s nuk e dinë se a do të ndalet Rusia në Ukrainë apo ka qëllimin që depërtojë më tutje në Evropë.”

Sa i përket zhvillimit të kapaciteteve të FSK-së, Kastrati u shpreh se është bërë progres në aspektin e rritjes së numrit të trupave, por ka ngecje në zbatimin e planit të zhvillimit të vitit 2013:

“Qeveria në ikje ka rrit buxhetin për forcat e armatosura, por duhet ta kemi parasysh se forcat e armatosura e kanë rrit numrin e personelit sepse ajo tash ka mbi 4300-4400. Sipas studimit që është bërë në kohën kur unë kam drejtuar këtë forcë, Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës duhet të kenë në strukturën e vet jo më pak se 5000 trupa aktiv dhe 3000 rezervë”, përfundoi Kastrati.

Të ngjashme

Të fundit