3.5 C
New York
Friday, January 31, 2025

Buy now

Kastrati: Ministrja Rizvanolli flen në kuvend dhe thotë kurseni rrymën se dimër i ashpër

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, që njihet për statusat ironizues, sot ka ironizuar me ministren Artane Rizvanolli, pas fillimit të reduktimeve të energjisë, shkruan Scanner.

Në një postim në Facebook, Kastrati shkruan “prej që ka ardhë Kurti në pushtet qe tri vite (aktualisht gjysmë mandati të qeverisjes së dytë) nëse nuk po ndryshojnë asgjë bile po e zbavisin qytetarin”, raporton Scanner.

“Me ekipën si Vjosa Osmani, Besnik Bislimi, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, etj kemi hy në epokën ku politika është shëndërruar në zbavitje”, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Prej që ka ardhë Kurti në pushtet qe tri vite (aktualisht gjysmë mandati të qeverisjes së dytë) nëse nuk po ndryshojnë asgjë bile po e zbavisin qytetarin.

Me ekipën si Vjosa Osmani, Besnik Bislimi, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati, Arbërie Nagavci, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, etj kemi hy në epokën ku politika është shëndërruar në zbavitje.

P.sh. dy situata aktuale:

Mediet e huaja raportojnë për përfshirjen e ambasadorit Martin Berishaj në skandale ndërkombëtare dhe sot hapen hetime ndaj tij.

Ju kujtohet Vjosa Osmani kur thoshte: “ Kurrë imazhi i Kosovës ndërkombëtarisht nuk ka qenë më i mirë” 🙂

Sot, jemi i vetmi vend në Ballkan që kemi reduktime të rrymës.

Ministrja Rizvanolli flen në kuvend dhe thotë kurseni rrymën se dimër i ashpër ( midis verës). 🙂

Me këta njerëz politika po bëhet satirë reale./Scanner/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=506386341490197&id=100063565067362

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit