5.9 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kastrati: Loja me sovranitet është spektakël për vota, realiteti është ndryshe

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati ka shkruar në profilin e tij në Facebook ka shkruar se “loja me sovranitet është spektakël për vota”, e se realiteti është ndryshe.

“Interesat strategjike të Kosovës po rrezikohen nga ushqimi që Kurti ju servon tifozëve për vota….atyre që ai i ka quajtur “analfabetë funksional”.

Me liderët e UÇK-së në Hagë themelet e shtetit kanë lëvizur.

Me marrëdhënie të tensionuara me SHBA dhe pa garancat e tyre ekzistenca jonë po vihet në pikëpyetje.” – ka shkruar ndër të tjera Kastrati.

E plotë:

Loja me sovranitet është spektakël për vota.

Realiteti është ndryshe.

Defatorja i shikon pehlivanat cullak duke kërcy nga ura në Ujman, ndërsa Serbia nënshkruan marrëveshje për litium me kancelarin gjerman, organizon ushtrime ushtarake me SHBA dhe merr investime miliardëshe nga Lindja dhe Perëndimi.

Jemi larg!

Interesat strategjike të Kosovës po rrezikohen nga ushqimi që Kurti ju servon tifozëve për vota….atyre që ai i ka quajtur “analfabetë funksional”.

Me liderët e UÇK-së në Hagë themelet e shtetit kanë lëvizur.

Me marrëdhënie të tensionuara me SHBA dhe pa garancat e tyre ekzistenca jonë po vihet në pikëpyetje.

Ardhmëria e jonë po rrezikohet nga aprovimi që tifozët e Kurtit i bëjnë spektakleve me pehlivana në Ujman, me ngjyrosjen e urës, , me fyerjet drejtuar ambasadorit të SHBA, etj, etj, etj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit