Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, pas vendimit të MAShT-it që do t’ua transferojë paratë prindërve edhe sivjet, në mënyrë që ata t’i blejnë pastaj tekstet shkollore për fëmijët e tyre për vitin e ri shkollor, ka thënë se ky pushtet “kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë shtator”.
Në një postim në Facebook, Kastrati ka thënë se Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet.
Sipas Kastratit, prindërit e nxënësit do të “dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit”.
Ky pushtet kriminelësh e banditësh të korruptuar vendosi sot ta vazhdojë dhunën psiqike e fizike ndaj prindërve e nxënësve edhe këtë Shtator. Prindërit e nxënësit do të dhunohen në radhët e gjata para librarive në temperatura të larta për shkak të tekave e agjendave personale të Nagavcit. Ne si Komision Hetimor do ta vazhdojmë punën në shtator. Prokuroria Speciale duhet ta hetojë Nagavcin për tekstet”, ka shkruar Kastrati.