Profesori universitar Ardian Kastrati ka komentuar propozimin e Glauk Konjufcës si kandidat për president nga Lëvizja Vetëvendosje.
Ai në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka dhënë vlerësimin e tij mbi planet e kryeministrit Albin Kurti për periudhën e ardhshme politike.
Kastrati theksoi se strategjia e Kurtit duket se synon zgjatjen e situatës deri në verë, siç tha ai, për të keqpërdorur ardhjen e diasporës.
“Kjo është në funksion të objektivave politike që Albini i ka dhënë vetes, për të shkuar pafundësisht me zhagitje, deri në gusht. Unë jam i bindur që Kurti do të mundohet t’i shkelë normat kushtetuese një pas një, duke e bërë Albulena Haxhiun pas 5 prillit Ushtruese të Detyrës së Presidentes, që të na çojë verës në zgjedhje, për ta keqpërdorur ardhjen e diasporës për qëllime të tij politike”, u shpreh Kastrati.






