-0.3 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Kastrati: Kurti ka kontribuar shumë në përçarjen e raporteve mes shqiptarëve

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka thënë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në këto 4 vjet ka kontribuar më i përça raportet ndërshqiptare.

Ai këtë e ka thënë duke komentuar përkrahjen që Kurti i dha në zgjedhje koalicionit të partive shqiptare “Vlen” dhe raportet me Shqipërinë.

Kastrati ka dhënë kritika për mbledhjen e përbashkët mes qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij qeveria maqedonase është antishqiptare.

“Albin Kurti në këto katër vite ka kontribuar shumë më i përça, me i tensionua raportet ndër shqiptare. Albin Kurti me Tiranën nuk ka raporte. Albin Kurti luftoi në skenën politike në Maqedoninë Veriore për me zbrit Ali Ahmetin që është një nga simbolet e UÇK-së atje por edhe kënde”, ka thënë Kastrati.

Ai ka thënë se shqiptarët që janë pjesë e qeverisë në Maqedoninë e Veriut janë figura që kanë hyrë për interes personale.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit