1.3 C
New York
Thursday, December 11, 2025

Buy now

Kastrati: Kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti (VIDEO)

- Advertisement -

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Kastrati, duke folur për largimin e tij nga PDK-ja, tha se ai është një episod i mbyllur për të.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova ai tha se bashkë me partitë ish-opozitare, do të punojnë për ta larguar Albin Kurti nga pushteti.

“99.9 për qind janë bashkëpunëtorë dhe miq të mi të jashtëzakonshëm, që nuk i kam njohur në PDK, por i kam njohur këtu e 25 vjet më parë”.

“Ato keqkuptime që kanë qenë, dua t’i lë aty si episod i mbyllur, meqenëse është edhe fushatë zgjedhore dhe s’dua të keqkuptojë askush që kam tendenca ta dëmtojë dikë gjatë fushatës. Jemi miq dhe si miq opozitarë kemi me e largu Albin Kurtin nga pushteti”, u shpreh ai./Klankosova.tv

Të ngjashme

Të fundit