-10.6 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Kastrati: Kam gaz lotsjellës me vete, do ta gjuaj në fund

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati foli sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, ku hodhi kritika ndaj kryeministrit Kurti lidhur me marrëveshjen e Ohrit.

Madje, ai mori me vete edhe një gaz lotsjellës me vete, për të cilin tha se do ta gjuajë në fund.

Kastrati deklaroi se do ta gjuajë kah ministrat e kryeministrit, për të protesuar siç kanë protestuar ata për këto marrëveshje.

“Sot unë e kam një gaz lotsjellës me vete dhe nuk do ta gjuaj tash, kam me e gju në fund edhe ka me gju knej kah ju (në drejtim të kryeministrit dhe ministrave), për me protestu qysh keni protestu ju më herët lidhur me këto marrëveshje” – ka thënë Kastrati.

Duhet përmendur faktin se në seancën e sotme ka pasur akuza e kundërakuza mes shefit të ekzekutivit dhe deputetëve e krerëve opozitarë.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit