Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar mosvotimin e Trustit nga ana e Vetëvendosjes sot në Komisionin për Buxhet, shkruan Scanner.
Kastrati e thotë arsyen pse nuk është votuar, që, sipas tij, çdo iniciativë që vjen nga PDK (në kêtë rast e Bekim Haxhiut) edhe nëse êshtë për të mirën e qytetarit duhet të votohet kundër për inati të PDK-së.
“Kështu Vjosa Osmani e Kurti i kanë fitu zgjedhjet duke demonizu Hashimin e Kadrinë edhe duke e barazu votuesin e PDK-së me ata të Shumadisë e Kralevës…..pa ofru asnjë ide alternative për ekonominë e vendit”, shkruan ai, transmeton Scanner.
Postimi i plotë:
Mirëdita!
Ta thjeshtëzojmë pak situatën e gjuhën.
Pse Armend Muja e VV nuk votuan Trustin?
E thjeshtë me kuptu…çdo iniciativë që vjen nga PDK (në kêtë rast e Bekim Haxhiut) edhe nëse êshtë për të mirën e qytetarit duhet të votohet kundër për inati të PDK-së.
Kështu Vjosa Osmani e Kurti i kanë fitu zgjedhjet duke demonizu Hashimin e Kadrinë edhe duke e barazu votuesin e PDK-së me ata të Shumadisë e Kralevës…..pa ofru asnjë ide alternative për ekonominë e vendit.
Mirë është puna, tash po paguajmë vajin nga 1.50 në 2.70 euro, paguajmë 25 kg miell nga 9 euro në 16 euro, paguajmë sheqerin nga 2.60 në 4.80 euro, rrymën, bukën etj….ndërsa rritje rrogash nuk ka e as TRUST.
Me rëndësi Armendi sipas portaleve sot rrogën e paska 4000 euro, nëse ka probleme shkon e zvogëlon lukthin në Turqi….Vjosa pin limonada në Kosta Rika e shkon në sfilata tê modës me milionera te Valdrin Sahiti kurse Kurti bën turizëm 18 ditor në SHBA.
Ju që keni votu Armendin, Vjosën etj…a po ju ushqen fakti që Hashimi e Kadria janë në Hagë e që PDK në opozitë apo shitorja me çmime hava aty në mahallê?
Si po kalojmë, mirë jemi?
Koha e fundit që në këtë shoqëri mos të votohet me inate. Si thotë fjala e urtë: ” Për inati të resë më vdekt djali”.