Sipas tij, marrëveshja ka të bëjë me veriun për efekt elektoral.
Kastrati ka thënë se Kurti e Vuçiq kanë rënë “dakord” për rritjen e votave përmes veriut.
“Marrëveshja Vuçiq – Kurti për Veriun. E zbërthyer shkurt e me gjuhë të thjeshtë: Vuçiqi – Kurtit: ‘Ti mëshoju kërbaç e me polici, ndërsa unë ju them mos të reagojnë. Ti kështu fiton vota në Kosovë, ndërsa ne përfitojmë simpatinë e perëndimit përmes ‘viktimizimit të përhershëm’ me rezultat final , autonomi plus në veri. Kohë pas kohe unë përkujdesem me t’i rrit votat duke thënë që Thaçi ka qenë shumë i lehtë e ti na mbyte krejt se je luan”. Kurti-Vuçiqit: ‘Faleminderit shef në mirëkuptim. Vetëm me veriun mbahem në skenë, sepse qeverisje nuk kam për katër vite me këta ministra të lodhtë’”, ka shkruar Kastrati në “Facebook”.
https://www.facebook.com/share/v/EA159sgQuSBEJFJt/?mibextid=oFDknk