2.4 C
New York
Thursday, February 6, 2025

Buy now

Kastrati i PDK-së: Kurti e Osmani përballë Ramës, si me luajt K.F. “KEK”-u kundër Real Madrid

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka komentuar vizitën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Kosovë, për këto dy ditë, shkruan Scanner.

Ai ka krahasuar politikanët kosovarë me Edi Ramēn, duke thënë se “Kurti e Osmani nuk i kanë as muskujt politik e as kokën për ta mbajtur me dinjitet peshën e institucioneve që përfaqësojnë”.

“Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid”, shkruan ai.

“Albini, Vjosa e Gërvalla do duhej çdo ditë të qëndrojnë në paradhomën e zyrës së Edi Ramës duke e lutur : “ O xhaxhi Edi të lutemi na mëso, na oriento për lobimet sepse ne vijmë nga lagjet, kurse ju jeni KM i një vendi në OKB, në NATO, OSCE, etj, etj, etj”, shkruan Kastrati.

Postimi i plotë:

Kurti – Rama 0 – 3

Albin Kurti e Vjosa Osmani përballë Edi Ramës i bie sikur të luante K.F. “ KEK”-u kundër kampionit aktual Real Madrid.

Kurti e Osmani nuk i kanë as muskujt politik e as kokën për ta mbajtur me dinjitet peshën e institucioneve që përfaqësojnë.

Ata vazhdojnë qasjen plot urrejtje në raport me Kryeministrin Rama. Ky është diskursi primitiv i shekullit të kaluar përmes të cilit edhe i fituan zgjedhjet. Pra, PLOT URREJTJE për armikun e “ brendshëm”. Pikërisht këtë polarizim mes shqiptarësh e kërkon Serbia me shekuj.

Këta dy pra e shohin pushtetin si pronë personale, njësoj sikur disa fëmijë lazdrana lodrat e veta.

Ndërsa Edi Rama tejkalon këto idiotizmat për vota lokale me lehtësi duke u angazhu për shqiptarizmën, si: për UÇK-në në Hagë, për përralat e Martyt në Këshillin e Evropës e deri te hjekja e tarifave doganore për bizneset e Kosovës.

Albini, Vjosa e Gërvalla do duhej çdo ditë të qëndrojnë në paradhomën e zyrës së Edi Ramës duke e lutur : “ O xhaxhi Edi të lutemi na mëso, na oriento për lobimet sepse ne vijmë nga lagjet, kurse ju jeni KM i një vendi në OKB, në NATO, OSCE, etj, etj, etj”.

Fatkeqësisht këta e bëjnë të kundërtën e interesit të Kosovës.

Bie në sy shumë edhe dimensioni i paraqitjeve….që thojnë në Shqipëri të vjen me qesh dhe me qajt kur i sheh.

Duke qenë të mbushur plot urrejtje ( për arsye që ndoshta, ndoshta mund të kenë datë në fëmijëri) në takime si këto Albini del i neveritshëm e Vjosa del sipërfaqësore, statike dhe e varfër në artikulim. Dizajnet e diplomatit Valdrin Sahiti nuk hyjnë në punë.

Ndërsa të dytë së bashku dalin qesharak përball klasit të Edi Ramës me plot stil, me plot sharm, plot kreativitet e me potencë intelektuale.

Dhe si përkthehet kjo?

P.sh. Vjosa ja preu fytyrën në foto Edi Ramës e ky sot i uron shëndet të plotë.

Albini mundohet ta poshtëroj duke ju referuar deklaratës së Ramës për portet, ndërsa Rama si zakonisht me përgjigjet në xhep e çmonton duke i thënë:” po qe për vëzhgues, ky ta vëzhgon Kinën nga Kosova se lëre më Ohrin”. Ahahahaha

Krejt në fund (në kohën shtesë) me pozitivitet e dashuri i përshëndet kamarierat prezent aty me foton dhe shënimin “ GOOD BOYS”. 🙂

Kurti – Rama 0-3

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit