Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati gjatë intervistës “Reel Talk me Maxhunin” në Periskop thotë se qeveria e udhëhequr nga Alabin Kurti është më e korruptuar.
Kastrati thotë se niveli i korrupsionit të Qeverisë Kurti është e nivelit të “mafiozitetit”.
“Qeveria më e korruptuar, korrupsioni i së cilës shkon në nivel mafioziteti që nga paratë që i kanë marrë nga Serbia për Martinin, që nga milionat në KEK me Nagipin, që nga milionat me aferën me rezervat shtetërore, që nga milionat me ambalazhues, që nga manipulimet e ndryshme me ndarjet e teksteve shkollore e deri tek 2 mijë kontratat një burimore.”, u shpreh ai.