1.5 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kastrati i PDK: Kur në Kosovë do të ik pushteti autokratik i Kurtit çiftin e Elvis Hoxhës duhet ta shpallim non-grata

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas lincimit që i është bërë sot Rrahman Jasharaj, nga aktivisti i VV-së, Elvis Hoxha, raporton Scanner.

“Diktatura e komunizmi jo vetëm që e katandisën Shqipërinë deri në mjerim por gjurmët e saj sot i gjejmë të trashëguara te tipat si Elvis Hoxha”, ka shkruar Kastrati.

Postimi i plotë:

Diktatura e komunizmi jo vetëm që e katandisën Shqipërinë deri në mjerim por gjurmët e saj sot i gjejmë të trashëguara te tipat si Elvis Hoxha.

Elvis Hoxhës ja dha hapësirën në Kosovë regjimi i Kurtit sepse ideologjia i bashkon.

Rrahman Jashari është hero i demokracisë më të re në Ballkan.

Ai është kufitari që përmes grevës si një praktikë demokratike mbron kufirin e vlerave perëndimore kur ato sulmohen nga lindja komuniste.

Kur në Kosovë do të ik pushteti autokratik i Kurtit çiftin e Elvis Hoxhës duhet ta shpallim NON-GRATA.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit