5.6 C
New York
Sunday, January 19, 2025

Buy now

Kastrati: Fjalimi i Osmanit në Kuvend, ku ajo shfaq urrejtje për Thaçin, e ka lehtësuar Gjykatën për dënimin ndaj Calit

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, ka reaguar pas dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale, ndêrkaq e ka lidhur fjalimin e djeshëm të presidentes Osmani me ngjarejn e sotme, raporton Scanner.

Mirëpo, Kastrati thotë se fjalimi i Vjosa Osmanit dje në Kuvend (një ditë para aktgjykimit të Hagës sot) ku ajo shfaq urrejtje kundër liderit të UÇK-së Presidentit Thaçi ska se si mos ta ketë lehtësuar edhe gjykatën sot për dënimin 26 vite për Calin.

Postimi i plotë:

Fjalimi i Vjosa Osmanit dje në Kuvend (një ditë para aktgjykimit të Hagës sot) ku ajo shfaq urrejtje kundër liderit të UÇK-së Presidentit Thaçi ska se si mos ta ketë lehtësuar edhe gjykatën sot për dënimin 26 vite për Calin.

E kuptojmë që ajo është më së paku unifikuese.

E kuptojmë se ajo me natyrë është inatçore.

E kuptojmë që ajo nuk ka integritet politik.

Ama…..dikush më i pjekur në rrethin e saj duhet ta këshilloj se pezmi te ish ushtarët e UÇK-së dhe familjet e tyre po rritet shumë. Nëse vazhdon me këto fjalime ajo mund të nxis konfikte serioze mes shqiptarëve me pasoja të pallogaritshme.

Kjo këshillë e përkthyer në rezultat do ti bënte mirë Vjosa Osmanit, shoqërisë e krejt vendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit