13.6 C
New York
Sunday, November 10, 2024

Buy now

Kastrati e quan Albulena Haxhiun “Miss non grata”: Po të ndiqej Radojçiq nuk do koordinohej as me Mimozën gjatë pushtetit tuaj

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati derisa komentoi deklaratat e ministers së Drejtësisë, Albulena Haxhiu për Milan Radoiçiqin, që tha se “ndoshta nuk do të kishte ndodhur sulmi i Banjskës” po të mos tërhiqej urdhërarresti ndaj Radoiçiqit në vitin 2021.

Për këtë, Kastrati e quajti Haxhiun “Miss non grata”, duke shtuar se as shefja e grupit parlamentar të VV’së, Mimosa Kusari Lila nuk do të koordinohej me Radojçiqin nëse gjyqësia do ta kishte ndjekër atë më herët.

“Meqenëse e nise me këtë Miss non grata, prej momentit që i kanë thënë nuk ki me ardh më në SHBA, kjo nuk ka përjetuar më asnjë vizitë dypalëshe se le më me tepih të kuq për ndonjë marrëveshje. Edhe pas katër vitesh në pushtet e kanë të pamundur me dal prej lëkurës partiake as për 2-3 sekonda edhe me reflektu besim te institucionet e kësaj republike. Po thotë ta kishte ndjekur më herët gjyqësia nuk do të kishte ardhur deri tek sulmi i Banjskës.

Të përgjigjemi me retorika, psh po të kishte ndodhur që gjyqësia ta kishte ndjekur më herët Radojçiqin, nuk do të ishte ardh deri te koordinimi i Radojciqit me Mimoza Kusarin gjatë pushtetit të juaj”, tha Kastrati në emisionin Pressing.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit