7.2 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Kastrati: Drafti i Asociacionit është shtet brenda shtetit, kemi vetëm dy opsione

- Advertisement -

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati, ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe është shtet brenda shtetit.

Në RTV Dukagjini, Kastrati thotë se vendi gjendet në një situatë ku ka vetëm dy opsione, siç thotë ai, atë të autonomisë dhe braktisjen e rrugës drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

“Është për shkak të egos së sëmurë të Albin Kurtit, egocentrizmit të tij ekstrem, fiksimit të tij për pushtet pavarësisht se çfarë çmimi paguan Kosova. Kjo kryeneçësia e tij, sjellje prej “kauboji”, luajtje me pushtetin e nervave të aleatëve perëndimorë, na solli në një situatë ku sot jemi para dy opsioneve, atij të autonomisë apo për ta ndalë rrugën për integrim për në BE”.

“Kemi ardhur deri te kjo sepse e vërtetë është që trajektorja e zhvillimit të tij politik e ka treguar se është në gjendje të shkelë mbi viktima, mbi gjakun e njerëzve që i fton nëpër sheshe… Kemi dy opsione, autonominë që për mua është shtet brenda shtetit ose braktisja e rrugës së BE-së”, tha Kastrati.

Brengosëse për Kastratin mbetet komisioni i arbitrazhit i cili sipas tij e vendos jashtë rendit Kushtetues këtë Asociacion.

“Te drafti i Asociacionit, çështja është se çfarë zori ka pasur Albin Kurti ta pranojë nenin 6 dhe 7 të Marrëveshjes Bazike. Më së shumti brengosëse për mua është komisioni i arbitrazhit, i cili për mua e vendos jashtë rendit kushtetues këtë Asociacion sepse nëse tejkalohet Gjykata Kushtetuese atëherë i bie që ky lloj Asociacioni si një fuqi e të drejtës publike i derivon kompetencat e veta vetëm nga kuvendi i vet dhe nuk mund ta shpërbëjë askush, është i barabartë me institucionet qendrore, këtu kemi paralelizëm, një shtet andej, një shtet këtej”, deklaroi tutje Kastrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit