Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati ka reaguar pas lëvdatave të kryeministrit Albin Kurti për Oliver Ivanoviqin.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë një pyetje për të gjithë ata persona të cilët po përkrahin kryeministrin Albin Kurti, kur po e cilëson Oliver Ivanoviqin si njeri që ka punuar për të ardhmen e Kosovës.
Ai tha se disa po “përjargën” kur Albin Kurti po nënçmon e ofendon liderët e UÇK-së.
Kastrati, përkrahësit e kryeministrit i pyeti se “ku i ka adresat Albin Kurti dhe në cilën anë të historisë është”, shkruan lajmi.net.
Sipas tij, këtë pyetje e ka bërë që nga koha e luftës të Kosovës në vitin 1999.
Postimi i plotë:
Disa përjargen kur Kurti i nënçmon e ofendon liderët e UÇK-së.
Sot, të njëjtit si struca zgërdhihen kur Kurti e cilëson Oliver Ivanoviçin si një njeri që ‘punoi për një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës”.
A po i shkon ndërmend atyre që zgërdhihen e përjargen një pyetje : KU I KA ADRESAT ALBIN KURTI dhe në cilën anë të historisë është?!
Se unë për vete këtë pyetje e kam bërë që nga viti 1999!