22.4 C
New York
Friday, September 27, 2024

Buy now

Kastrati: Derën e ShBA-së po e urinon Albin Kurti

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Ardian Kastrati, e ka komentuar deklaratën e ambasadorit të ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i cili i tha qeverisë se “nuk duhesh të urinosh para derës së klubit ku dëshiron të hysh”.

Kastrati tha se Kurti nuk ka mandat që të gjithë bashkëpunimin e krijuar me ShBA-në në dekada ta gjuaj në tokë, teksa tha për Kurtin se “për mua është njeri shumë i dyshimtë”.

Unë nuk jam duke bërë politikë sonte. Jemi në një pozicion të rrezikshëm. Izolimi ndërkombëtar nënkupton se ne po e rrezikojmë ekzistencialisht sigurinë e këtij vendi. Jemi të varur nga ShBA.

“Përfaqësuesi i shtetit që të ka ndihmuar që të pavarësohesh dhe me i bë mbi 100 njohje, të ka thënë sot ‘mos urino në derën time’ dhe të ka indikuar se nëse do të shkosh në BE dhe NATO, e vetmja derë është dera e ShBA-së dhe atë derë, ata thanë se po e urinon Albin Kurt”i.

“Nuk e di që ka ndonjë kryeministër të Serbisë që ka realizuar objektiva më të dëmshme sesa vetë ky kryeministër i Kosovës. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që ne të vinim në këtë pikë e të komunikonim me ShBA-në. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që Kosova të merrte sanksione, dhe ky ia ka realizuar atë. Çdo kryeministër i Serbisë do të donte që ne të izoloheshim ndërkombëtarisht dhe ky e ka realizuar atë”, tha Kastrati në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, Kastrati tha se mund të jetë shumë vonë nesër, nëse siguria e Kosovës nuk garantohet nga shtetet e Bashkuara të Amerikës./Klankosova.tv

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit