11 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Kastrati: Bislimi ka mendje superkriminale

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi se për Kosovën, Faton Hajrizi, i cili është vrarë më 19 korrik nga policia në Serbi, është kriminel.

Deputeti Kastrati në emisionin DPT Te Fidani, ka thënë Kosova po të qeverisej nga njerëz normal, pas vrasjes së Hajrizit, më 19 korrik, do të duhej të kishte dorëheqje nga udhëheqësit e qeverisë.

“Në Republikën e Serbisë është vrarë një qytetar i Republikës së Kosovës. Tani, a është kriminel apo jo, siç e cilësoi Besnik Bislmi, i cili për nga mendja që e ka, është mendje superkriminale, mënyra se si ai e koncepton qeverisjen dhe funksionimin e sistemit politik dhe përmbajtjen demokratike. Ai kishe thënë se për ne ai është kriminel, jo për ne është qytetar”, ka thënë Kastrati.

 

 

“Po të kishim njerëz normal, do të duhej të kishte dorëheqje, por siç nuk kemi njerëz normal në qeveri, atëherë dorëheqjen nuk priten. Këta njerëz jo normal po tentojnë të abnormalizojnë një shoqëri”, ka shtuar ai.

Sipas tij, udhëheqësit e qeverisë janë në mes të mediokritetit dhe analfabetizmit që na qeverisin.

“Këta kanë konkurrencë se kush do të dalë më i paditur. Aspekti moral tek ata nuk ekziston. Çdo ditë kemi skandale, skandali po ia mbulon skandalin”, ka thënë ai.

“Kanë ndodhur disa skandale, ka ikur nga burgu që e menaxhon ti, ka kaluar kufirin ilegalisht dhe fatkeqësisht ka përfunduar si ka përfunduar”, ka thënë deputeti Kastrati.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit