8.5 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Kasolli: Tash e tutje Kosova nuk ka shansa të ketë sukses pa e zbatuar Asociacionin, “dhuratat” më fatale nga pushteti

- Advertisement -

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Afrim Kasolli, ka thënë se Kosova tashmë nuk do të ketë asnjë sukses në integrimet euro-atlantike pa zbatuar Asociacionin.

Kasolli ka thënë se krijimi i këtij kushti është “dhurata” që Qeveria Kurti e ka lënë trashigimi.

Zbatimi i tij do ta diskreditoje nga brenda, kurse mos zbatimi do ta izoloje nga jashtë. Cdo gjë tjetër është vetëm per konsum elekotral. Kjo eshte njera nga “dhuratat” me fatale qe ky pushtet ia la trashëgim Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.” – ka shkruar ndër të tjera ai.

Shkrimi i plotë:

Dështimi per t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës, megjithatë e ka bërë një gjë të qartë për fatin e ardhshëm ndërkombëtar të Kosovës. Qe tash e tutje Kosova nuk ka shansa te kete sukses, sa i përket agjendës integruese euro-atlantike pa e zbatuar draft statutin e Asociacionit te komunave me shumice serbe te hartuar nga Lajacaku. Ky dokument do t’i qëndrojë çdo qeverie te ardhshme mbi koke si “Shpata e Demokleut”. Zbatimi i tij do ta diskreditoje nga brenda, kurse mos zbatimi do ta izoloje nga jashtë. Cdo gjë tjetër është vetëm per konsum elekotral. Kjo eshte njera nga “dhuratat” me fatale qe ky pushtet ia la trashëgim Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit