-6.3 C
New York
Sunday, December 22, 2024

Buy now

Kasolli: ShBA-ja transmetoi mesazhin më shqetësuese të bërë deri me tani ndaj Qeverisë së Kosovës

- Advertisement -

Ai ka bërë me dije se përmes kësaj deklarate është transmetuar mesazhi më shqetësueses që është dhënë ndonjëherë ndaj Qeverisë së Kosovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, Kasolli ka shkruar se aty përmendet keqpërdorimi i policisë nga qeveria dhe mosrespektimi i premtimit të dhënë.

“Me ane te kësaj deklaratë SHBA-te kane transemtuar mesashin me shqetesues te bere deri me tani ndaj Qeverise se Kosovës. Pos qe e akuzon ate per keqpërdorim te policisë per nevoja ditore politike dhe shpërdorim te investimit amerikan ne ndërtimin e kësaj force te sigurisë, po ashtu ate duhet kuptuar dhe ne kontekst te takimit te para pak dite ne mes kryeministrit Kurti dhe Shefit te CIA-se William Berns”, ka shkrua ai.

Sipas tij, kryeministri Kurti e ka shkelur zotimin e dhënë në takim me shefin e CIA-s.

“Është e kuptueshme qe ne ate takim te jenë diskutuar pikërisht tema te tilla, e jo ato per rritjen e GDP-se se Kosovës, sic pohonte ekzekutivi. Dhe ne këtë mënyrë pushtetit ne Kosove i është kërkuar që te përmbahet nga aksione te tilla edhe nga zyrtari më i rëndësishëm i Amerikes per informata. Çfarë edhe ka gjasa që aty per aty atij t’i është premtuar se do te merren parasysh kërkesat e tij. Mirëpo, pa kaluar as një javë kryeministri Kurti vepron te kundërten e premtimit dhe zotimit te dhene. Prandaj, këtu duhet kuptuar arsyen që Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ta akuzoje pushtetin se nuk po i mban premtimet, me një fjale po sillet bese prerë ne raport me Uashingtonin”, ka shkruar Kasolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit