Afrim Kasolli, filozof dhe opinionist, e quajti “nxënës besnik të Albin Kurtit” Kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Kjo pasi ky i fundit hoqi dorë nga qëndrimet që më parë i quante kushtetuese dhe kapërcimin e bëri në leximet kushtetuese të Vetëvendosjes.
“Aktgjykimi i fundit siç dihet tekstualisht ashtu si rregullorja e Kuvendit, e specifikon propozimi për nënkryetarin e Kuvendit nga partitë minoritare serbe i takon grupit më të madh parlamentar të këtij komuniteti. Dhe në vend të ketij parimi, Lumiri u pajtua se tash e tutje ky propozim është kompetencë e Dimal Bashes”, tha Kasolli.
Për Kasollin këtu fshihet një “mashtrim i dyfishtë”.
“Sikur, Lumiri të ishte nisur vetëm nga ato shqetësime që i permend, ai do të votonte pa hezitim edhe kandidatin e Listës Serbe, votim i cili do të ishe shumë me afër normave kushtetutese dhe praktikës së deritanishme parlamentare në themelimin e Kryesisë së Kuvendit. Pavarësisht se i njëjti a do t’i fitonte votat apo jo? Dhe kur t’i vinte radha Nenad Rashiqit atëherë ta vazhdonte të votonte në fund edhe për të njëjtit”, shkroi Kasolli.