Kasolli komenton heshtjen e Hamzës e Abdixhikut për skandalin me ekspozitën: Uroj të mos jetë kalkulim për presidentin

- Advertisement -

Njohësi i politikës, Afrim Kasolli, ka komentuar heshtjen e Kryetarëve të partive opozitare, LDK dhe PDK, ndaj skandalit me ekspozitën me pasaktësi të Shkëlzen Gashit.

Sipas Kaslollit, fakti që vetëm Haradinaj u tregua i zëshëm, madje edhe duke përkrahur protestën që do të mbahet nesër, ndërsa dy liderët e tjerë heshtën, na dërgon tek ideja se mund të ndërlidhet me bisedimet me Kurtin, për çështjen e presidentit.

Postimi i plotë:

Kategorite e dalura nga lufta kane paralajmëruar mbajtjen e një proteste me 30 mars ne ora 13 si reagim per ekspozitën e vendosur në qendër të Prishtinës me synim shtrembërimin e së vërtetës për Luftën Çlirimtare.

Ndoshta nuk eshte me “rendesi” por mbase ia vlen te ceket, se deri me tani nga lideret opozitare, vetem Ramush Haredinaj ka dalur ne përkrahje të kesaj thirrje. Si kryetari i PDK-se Bedri Hamza dhe ai LDK-se Lumir Abdixhiku nuk jane prononcuar fare per këtë teme. Urojme qe kjo heshtje e këtyre dy të fundit temos jete e motivuar nga kalkulimet per ringjalljen e bisedave me kryeministrin Kurti per temen e Presidentit.

Të ngjashme

Të fundit