6.3 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Kasolli: Deklarata e Sarrazinit, dëshmi e çarjes së raporteve mes Qeverisë dhe mbështetëses së saj kryesore, Gjermanisë

- Advertisement -

Sarrazin, në një intervistë për mediat në Shqipëri, të shtunën tha se rruga që po ndjek Kurti në dialog, “mund të mos jetë në interes të Kosovës.

“Një dëshmi kjo e çarjes së raporteve diplomatike të Qeverisë së Kosovës edhe me mbështetësin e tij kryesor te deritanishëm, Gjermaninë. Ndërkohë, ka ditë që zyrtare të lartë të administratës amerikane, sikur J.O’Brein, G.Escobar e deri te ambasadori amerikan në Prishtinë, kanë pohuar se Qeveria e Kosovës nuk po e trajton si partnere ShBA-në”, shkroi Kasolli në Facebook.

Për analistin politik, ky pozicion defansiv i Kosovës tregon “për dështimin e synimeve të dikurshme të Kurtit se do t’i shfrytëzonte antagonizmat e Berlinit dhe Uashingtonit për të t’u lidhur me të parin nëse e humb mbështetjen e të dytit, ashtu siç kishte ndodhur gjatë kohë së administratës së Donald Trump”.

“Ne ketë situate ku Amerika po e kritikon se nuk po i trajton si partner, kurse Gjermania se rrugën qe është duke ndjekur nuk e afron Kosovën me BE-në, mbase e vetmja mundësi qe i ka mbetur Kurtit është ndihma e tij për socialistët evropianë për zgjedhjet e 9 qershorit 2024, për Parlamentin Evropian”, shtoi ai.

Mbase kështu, shtoi Kasolli, shpreson se do të mund ta ndryshojë elektoralisht Evropën dhe kur të “fitojnë aleatet e tij të njëmendtë politike dhe ideologjikë do te përmirësohet edhe pozicioni ndërkombëtar i Kosovës”.

Ndryshe, Sarrazin të shtunën ka thënë se rruga nëpër të cilën po ecën qeveria e Albin Kurtit në planin afatgjatë, “kam frikë se kjo mund të mos jetë e mirë në interesin e Kosovës, për afrimin me Bashkimin Evropian”.

Këto komente, i Dërguari Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor i ka bërë në një intervistë për “ABCnews Albania”, duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, dhe qasjen që kreu i ekzekutivit kosovar e ka në këtë proces.

“Kam frikë se kjo mund të çojë në një drejtim të mbështetjes tek vetja dhe humbjes së mundësive për të shkuar drejt BE-së”, deklaroi Sarrazin.

Deklaratat e diplomatit gjerman vijnë në një kohë kur vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për ndalimin e dinarit serb për pagesa në territorin e Kosovës, kanë shkaktuar fërkimin e radhës në mes të ekzekutivit kosovar dhe bashkësisë ndërkombëtare.

Vendet perëndimore, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, kanë kritikuar qeverinë e Kurtit për, siç kanë thënë ata, moskoordinimin me ta lidhur me çështjen e dinarit serb.

Madje, SHBA-të kanë theksuar se ky vendim ka afektuar raportet në mes të dy vendeve respektive.

Ndërkombëtarët janë duke kërkuar që për çështjen e dinarit duhet të dialogohet në Bruksel.

Në këtë drejtim u thirr një takim nga ndërmjetësi i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në të cilin, Kosova refuzoi që të dërgojë përfaqësues politikë, në vend të tyre shkuan në kryeqendrën evropiane përfaqësues të BQK-së.

Për dallim nga Kosova, delegacioni serb kishte përfaqësues politik, i kryesuar nga drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç.

Në këtë takim nuk u arrit ndonjë rezultat.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit