Gëzim Kasapolli, i aderuar në LDK sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova tha se kjo parti në këtë fazë është e domossdoshme.
Ai përdori një shprehje popullore, duke thënë që shpreson se do ta “ngreh këmbën zhag” dhe t’i bind edhe të tjerët që t’i bashkohen kësaj gare.
“Lidhja Demokratike e Kosovës padyshim që në këtë fazë është e domosdoshme për shteti e Kosovës, duke pasur parasysh të gjitha sfidat të cilat na presin”.
“Shpresoj që do ta “ngreh këmbën zhag” dhe do t’i bind edhe të tjerët që të bashkohen në këtë garë, sepse kjo garë nuk është vetëm thjesht politike, është garë për ekzistencën e shtetit të Kosovës, për fuqizimin e tij dhe kthimin e Kosovës në një rrugë të mbarë”, u shpreh ai.






