Analisti politik, Gëzim Kasapolli, ka kritikuar ashpër qasjen e kryeministrit Albin Kurti pas takimit të në Shkup, duke thënë se qeveria e tij është e shkëputur nga realiteti ndërkombëtar.
Në “Click” të RTV21, ai tha se deklarata e përfaqësueses së BE-së, Marta Kos ishte e prerë dhe e qartë, ”Kosova duhet të formojë institucionet”.
”Ajo çka pamë në atë takim është se Kurti dhe qeverisja e tij jetojnë në një botë paralele, jo në realitetin që jeton pjesa tjetër e botës. Kos ishte e prerë e perdori vetëm një fjali Kosova t’i formoj institucionet”, tha Kasapolli.
”Një vrap nga Shkupi për në Mitorivcë për ta hedhur gurë themelin e urave, është dëshmi se Kurti nuk po punon për Kosovën por, për VV-në”, tha Kaspaolli, teksa shtoi se raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian kanë hyrë në një fazë të ”çuditshme”.