Analisti, Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me zvarritjen e krijimit të qeverisë ai tha se Kurti ka tendenca që të zhvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur me qëllim.
Kasapolli beson se zvarritja mund të jetë deri tek zgjedhjet e presidentes apo presidentit.
“Në këtë lojë politike e cila po bëhet përshkak të mos ekzistences së dëshires, vullnetit dhe gatishmërisë së partisë e cila ka fituar shumicën 42%-in që të hyjë në marrëveshje me ndonjë subjekt politik në kuptim të ofertës së qartë apo edhe të pranimit të JO-së së qartë nga subjektet tjera politike, tregon që Kurti ka tendenca që të zvarrisë këtë proces sa më shumë që është e mundur me qëllim që atë karrige të kryeministrit mos ta lëshojë deri në momentin, unë besoj që jo vetëm të zgjedhjeve lokale por deri në zgjedhjet e presidentes apo presidentit”, deklaroi ai.