5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Kasapolli: Kam fakte, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA

- Advertisement -

Doajeni i gazetarisë sportive, Agim Kasapolli është i ftuar sonte në emisionin sportiv “Favorit” në T7.

Kasapolli foli rreth organizimit të Kampionatit Europian U21 të Shqipërisë me Serbinë.

Ai tha se presidenti i FSHF-së, Armand Duka ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA.

“Unë jap përgjegjësi për këto gjëra. Mundeni me pytë në federatë gjermane për me i vërtetu. Ne jemi takuar në zyrën e federatës së futbollit gjermane në Frankfurt në vitin 2006. Nga delegacioni kosovar ishin prezentë Astrit Haraqija, Agim Kasapolli, Edmond Rugova, Nexhat Shoshi, Feim Konxheli dhe Zija Shoshi. Ne ishim mysafirë të zotëri Horz Rudolf Schmidt, sekretar gjeneral i federatës gjermane të futbollit. Në fillim të takimit, z. Schmidt më është drejtuar me këto fjalë: Unë komunikoj vazhdimisht me Tiranën dhe Beogradin. Një gjë duhet ta dini se kundërshtar më të fortë për pranimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA është Tirana, jo Beogradi. E tash po them këtu që ky (Armand Duka) ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UEFA”, tha Kasapolli.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit