Analisti Gëzim Kasapolli, në emisionin “Click” të RTV21 tha se Albin Kurtit nuk i intereson të menaxhoj Kosovën.
Ai shtoi se “interesi i Kurtit primar është si të gjej mënyrën që të bllokoj vendin”.
“Nuk i intereson Albin Kurtit që ta menaxhoj këtë vend, interesi i tij primar është si të gjej mënyrën që të bllokoj këtë vend. Çdo hapësirë e krijuar po shfrytëzohet nga LVV në maksimum, me qëllim të gjetjes së vrimave brenda si ta korruptoj sistemin. Edhe kjo që po ndodh me buxhetin, me këto ndihmat sociale të gjitha këto janë në favor të ruajtjes së pozicionit të VV-së”, theksoi ai.

 
                                    




