Sport

“Kartoni i kuq ndikoi”, Gliha: Nuk e kuptoj këtë gjyqtar, s’ishte kriteri i njëjtë

By GAZETA SCANNER 1

September 13, 2023

Selektori i Kosovës, Primozh Gliha ka fajësuar arbitrat për humbjen nga Rumania. Ai ka thënë se kriteri nuk ishte i njëjtë.

“Penallti për ata, penallti jo për ne. Situata ishte shumë e vështirë. Kishim shanse shumë të mira por nuk shënuam dhe kjo është kjo. Kemi pasur shanse të shumta sidomos në pjesën e parë.

Vedati pati shanse të mira, Zhegrova po ashtu. Katër shanse me dhjetë lojtarë, bëhet e vështirë. Duhet të themi disa fjalë për referët. Nuk i kuptoj disa vendime të tyre. Kriteri i referëve ishte problemi. Duhet të jetë i njëjtë për të dy ekipet”, ka thënë Gliha. Ai ka folur edhe për ndërprerjen.

“Natyrisht se nuk ishte ndeshje e zakonshme për ne. Ishte ndeshje me presion. Ne nuk prisnim diçka të tillë. Këtu nuk ka politikë, është lojë. Do të jetë problem për ata”, ka theksuar Gliha.