0.9 C
New York
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

Kartolina mbërrin në adresë 121 vjet me vonesë

- Advertisement -

Një kartolinë mbërriti në destinacionin e saj të synuar në Uells, 121 vjet pas datës në vulën e saj postare.

Swansea Building Society tha në mediat sociale se kartolina mbërriti në adresën e saj Cradock Street, Swansea, me pjesën tjetër të postës të premten.

Kartolina iu drejtua Lydia Davisit, për të cilën punonjësit thanë se mund të kishte jetuar në adresën e mëparshme kur ishte shtëpi dhe jo bankë.

“Adresa është e saktë, ne jemi ende 11 (dhe 12) Cradock Street, por është 121 vjet më vonë se sa pritej”,  tha për Wales Online Henry Darby, zyrtari i marketingut dhe komunikimit të bankës. “Është pak drithëruese në fakt. Vetë vula është Mbreti Eduard, kështu që ai ishte Mbret nga viti 1901 deri në vitin 1910, dhe mund të dallosh menjëherë nga shkrimi i dorës dhe mënyra se si flet “Të dashur, nuk munda”, ishte çështje e kohës”.

Darby tha se pjesa më e madhe e kartolinës është e palexueshme tani, por vula postare duket se mban datën 3 gusht 1903.

Një zëdhënëse e Royal Mail tha se historia pas mbërritjes me vonesë të kartolinës është e paqartë.

“Ka të ngjarë që kjo kartolinë të jetë vendosur përsëri në sistemin tonë në vend që të jetë humbur në postim për më shumë se një shekull. Kur një artikull është në sistemin tonë, ne jemi të detyruar ta dorëzojmë atë në adresën e duhur”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit