4.2 C
New York
Sunday, November 23, 2025

Buy now

“Karrierën ia kushtova Chelseat”, John Terry shpjegon pse e refuzoi ofertën 29 milionëshe të Manchester Cityt në vitin 2009

- Advertisement -

Legjenda e Chelseat, John Terry, ka treguar arsyen pse në kulmin e karrierës së tij refuzoi një lëvizje të bujshme drejt rivalit të Ligës Premier, Manchester City.

Terry, i cili kaloi plot 19 vite në “Stamford Bridge” – nga debutimi me akademinë në vitin 1998 deri në largimin në vitin 2017 – fitoi trofe të shumtë me “Blutë”, përfshirë pesë tituj të Ligës Premier.

Ai tha se gjatë sezonit 2009/10, kur Carlo Ancelotti ishte trajner, City bëri një ofertë të madhe për ta transferuar.

“E di që Manchester City bëri një ofertë prej 29 milionë funtesh për mua. Dhe sapo Chelsea më foli për këtë, unë thashë: ‘Nuk dua të largohem. S’dua ta lë këtë klub. Dhe nëse doni të më shisni, atëherë duhet të kemi një diskutim tjetër, sepse s’dua të jem këtu nëse ju nuk më doni’”.

Terry shtoi se Roman Abramovich reagoi menjëherë: “‘Ne të duam. Duam që të qëndrosh.’ Edhe unë i thashë: ‘100% dua të qëndroj, le ta bëjmë një kontratë të re’”.

Pas kësaj, Terry nënshkroi një kontratë pesëvjeçare në moshën 29-vjeçare dhe thekson se ishte zgjedhja më e mirë e karrierës së tij.

“E firmosa kontratën dhe në thelb ia kushtova pjesën tjetër të karrierës sime Chelseat”.

Të ngjashme

Të fundit