13.7 C
New York
Thursday, May 29, 2025

Buy now

Karim Benzema zbulon të dashurën e re

- Advertisement -

Me paraqitjen e fundit, futbollisti Karim Benzema ka çuar pluhur. I pranishëm në Festivalin e Filmit në Kanë menjëherë pasi fitoi titullin e ligës së Arabisë Saudite, fituesi i Topit të Artë 2022 bëri një paraqitje mbresëlënëse në tapetin e kuq.

Ylli i futbollit u pa me aktoren 32-vjeçare franko-algjeriane Lyna Khoudri, duke konfirmuar zyrtarisht lidhjen e tyre.

Thashethemet për romancën e tyre kanë qarkulluar në mediat sociale tash e sa kohë.

Të buzëqeshur nga dashuria: Karim Benzema (37) dhe e dashura e tij e re Lyna Khoudri (32)

Për të përmbledhur, Benzema siguroi gjithashtu titullin e Ligës Profesionale Saudite me Al-Ittihad këtë sezon. Ai u paraqit në 31 ndeshje, duke shënuar 23 gola dhe duke dhënë 9 asiste. Kontrata e sulmuesit 37-vjeçar me klubin është deri në verën e vitit 2026.

Të ngjashme

Të fundit