0.2 C
New York
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

Kardiologu anëtarësohet në Nisma: Ky vendim është një lloj proteste që profesorët të mos rrinë duarkryq

- Advertisement -

Kardiologu Gani Bajraktari i është bashkuar partisë Nisma. Në Frontal me Arsim Lanin në T7, Bajraktari shpalosi më shumë rreth vendimit të tij.

Ao tregoi si erdhi deri te ky vendim.

“Vendimmarrja ime për të dhënë kontribut në institucionet e Kosovës është një lloj proteste për profesorët që të mos rrinë duarkryq për gjendjen të cilën e konsideroj alarmante“, deklaroi kardiologu.

Bajraktari tha se shëndetësia ka qenë më keq sepse askush nuk është marrë seriozisht me të. Kjo tha se ishte njëra ndër arsyet kryesore që ai u fut në politikë.

“Mendoj që partia në pushtet jo vetëm në shëndetësi por në të gjitha sferat nuk ka rezultate të prekshme, sepse si duket nuk kanë njerëz të kalibrave të ndryshëm” tha Bajraktari.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit