Home Sport Karagymryku shkarkon Pirlon

Karagymryku shkarkon Pirlon

0
Karagymryku shkarkon Pirlon

Andrea Pirlo më nuk është trajner i skuadrës nga Turqia, Fatih Karagymryk.

Ish-trajneri i Juventusit është shkarkuar të mërkurën, dy ditë pas humbjes së thellë të Karagymrykut 4:1 në udhëtim te Trabzonspori.

Pirlo ishte në krye të ekipit elitar të Turqisë prej qershorit të vitit të shkuar dhe kishte kontratë deri në qershorin e ardhshëm.

Aktualisht, Karagymryku është në pozitën e nëntë në tabelë me 44 pikë të mbledhura pas 33 ndeshjeve të zhvilluara këtë edicion.

Pjesë e skuadrës së Karagymrykut është reprezentuesi i Kosovës, Ibrahim Dresheviq.

Exit mobile version