0.1 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

Kaq persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen për protestën e së shtunës

- Advertisement -

Partia Socialdemokrate do të organizojë protestë ditën e shtunë (29 janar) për të shprehur pakënaqësitë për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Këta të fundit përgjatë ditës së sotme organizuan një aksion simbolik, duke mbishkruar në afërsi të zyrës së ZRRE-së “Ju e rrisni çmimin ne rezistencën”.

PSD ka organizuar event edhe në ‘Facebook’, ku pjesëmarrjen e kanë konfirmuar 750 persona, derisa 2 mijë e 700 kanë shfaqur interesim për protestën.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) në fillim të javës së kaluar ka propozuar që të rikthehen bllok-tarifat e energjisë duke propozuar që çmimi i energjisë për ata që konsumojnë mbi 600 kilovat të dyfishohet nga muaji shkurt.

Të martën, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) Ymer Fejzullahu ka raportuar për katër orë në Komisionin për Ekonomi ku e ka arsyetuar propozimin për shtrenjtimin e energjisë nga 1 shkurti 2022 deri më 1 mars 2023.

Deputetët e opozitës kanë thënë se raporti i ZRRE-së është shkruar nga Qeveria dhe sipas tyre ky institucion i pavarur është i ndikuar nga partia në pushtet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit