Arabia Saudite po mburret me pagat stratosferike që u ofron disa nga lojtarëve më të njohur në botë për të luajtur në Lindjen e Mesme. Neymari është emri i fundit që do të nisë një aventurë te skuadra e Al-Hilal.
Mahrezi ndërkohë do të transferohet gjithashtu te kjo skuadër duke ju bashkuar yjeve të tjerë që luajnë në Arabi si Ronaldo, Benzema apo Kante.
Lojtari më i paguar rezulton CR7 me 173 milionë paund në sezon, i ndjekur nga Karim Benzema me vetëm 1 milionë paund më pak. Në vendin e tretë qëndron Neymar me 130 milionë paund në sezon.
Më poshtë janë Kante me 86 milionë paund në sezon, te ndjekur nga Mahrez, Henderson dhe Koulibaly.