8.5 C
New York
Tuesday, November 19, 2024

Buy now

Kaq banorë parashihet se do t’i mbesin Kosovës pas 7 apo 8 vitesh

- Advertisement -

Donat Syla, Shef i Parë i Misionit at Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Toronto – Kanada, ka alarmuar duke thënë se popullsia e Kosovës sipas përllogaritjeve kredibile do të zvogëlohet për 800 mijë banorë brenda 5-7 viteve kurdo që liberalizohen vizat.

Sipas tij, liberalizimi i vizave do të ndikojë në shpopullimin e Kosovës.

Ai ka thënë se popullisa e Kosovës është lehtë e ambientueshme në tregun evropian të punës.

“Diaspora kosovare është jashtëzakonisht mirë e strukturuar, me kapacitet absorbimi të klasës punëtore nga Kosova. Shtuar këtu faktin për nevojën e madhe që kanë vendet e BE’së, e në veçanti Gjermania për punëtorë”, ka deklaruar ai.

Largimi edhe ashtu ka ndodhur pa liberalizim vizash.

Sipas mediumit turk TRP Balkans për 10 vjet Kosovës i janë larguar 500 mijë qytetarë, një shifër alarmante krahasuar me numrin e banorëve që sipas regjistrimit të popullsisë nuk është as 1 milionë e 800 mijë.

“Në Kosovë brenda 10 viteve e kanë braktisur vendin 529.647 qytetarë ose 30 për qind e popullsisë së përgjithshme. Popullsia në Kosovë për vitin 2021 vlerësohet të jetë 1,773. 971 banorë rezidentë”, ka raportuar TRT Balkan.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit