25.5 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Kaplohet nga zjarri Valara e Gjirokastrës

- Advertisement -

Një zjarr me përmasa të konsiderueshme ka rënë në fshatin Valarë të Gjirokastrës.

Zjarri po avancon me përmasa të frikshme drejt staneve dhe bagëtive në zonën kodrinore të Topullarajve, Njësia Administrative, Lunxheri, raporton A2CNN, transmeton Klankosova.tv.

Në vendngjarje kanë shkuar tre automjete zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve.

Aktualisht, zjarri po mbahet nën kontroll, por era e fortë po favorizon përhapjen e flakëve.

Të ngjashme

Të fundit